E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabtija e rreme ne pranga roja i karburantit

Një roje i një pike shitjesh karburantesh ka menduar një skemë tëe pazokobtë për t’i vjedhur 70 mijë lekët e xhiros. Ai ka denoncuar në Komisariatin numër 5 të policisë në Kamëz, se dy persona me motor ia kishin grabitur nën kërcënimin e armës paratë.

Me të marrë sinjalizimin përkatës shërbimet e Konmisariatit numër 5 të Policisë në Kamëz kanë nisur hetimet, duke bërë pjesën më të madhe të punës në ndihmë të seksionit të hetimit të vjedhjeve me dhunë dhe armë në drejtorinë e policisë së Tiranës.

Uniformat blu kanë mundur të gjejnë edhe vendin ku kishte fshehur paratë roja, Eglant Ceka, duken provuar kallëzimin e rreme dhe mashtrimin e këtij të fundit.

Të dyja këto vepra penale kanë mjaftuar për arrestimin e rojes, ndërkohë që ky rezulton të jetë edhe kallëzimi i tretë i rremë për grabitje për të njëjtën zonë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›