Grada te reja, me paga te vjetra
TIRANE - Gradat e reja qe kane filluar te shperndahen per efektivat e Policise se Shtetit, nuk do te shoqerohen me efekte financiare. Kjo te pakten deri ne dhjetor te ketij viti, pasi dhe ne buxhetin shtese, qe pritet te miratohet keto dite ne Kuvendin e Shqiperise, nuk ka nje ze, qe te rrise pagat e policise. Efektivat blu, qe jane me shume se 10 mije, duhet tu gezohen vetem shteses se pagave qe eshte bere ne daten 1 korrik, per te gjithe administraten. Dhe pse ishte folur qe me gradat e reja, te shperndara sipas ligjit te ri, te Policise se Shtetit, i miratuar qe nje vit me pare, pagat e efektivave blu nuk do te rriten. Ata do tu gezohen vetem rritjes dhe shtimit te yjeve, por ne xhepin e tyre nuk do te kete me shume para. Pak kohe me pare, Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Ahmet Prenci, deklaroi nisjen e implementimit te gradave te reja, por ai nuk tha per pagat e reja. Burime nga policia, kane bere te ditur, se pritej qe pagat e efektivave te rriteshin ne buxhetin qe do miratohet, por dhe sivjet kjo gje nuk ka ndodhur. Sipas tyre, gjithcka eshte bllokuar ne Ministrine e Financave, qe eshte institucioni qe ben tabelat e rrogave, per institucionet shteterore. Policia e Shtetit ka derguar ne institucionin e financave, tabelen e pagesave, sipas grades qe do marre cdo efektiv i saj.
Por dhe pse tabela ka mberritur atje qe ne dhjetor te vitit te kaluar ajo nuk eshte miratuar. Drejtuesit e policise, prisnin qe ne korrik, kjo tabele te miratohet, por dhe buxheti shtese nuk u ka dhene shprese. Ne kete menyre gradat e reja, implementimi i te cilave pritet te perfundoje kete vit, do te shoqerohet me pagesat e meparshme, pa asnje shtese ne rrogat e efektivave blu. Tabela e pagave te reja u be pas ndryshimit te gradave te Policise se Shtetit, me miratimin e ligjit te ri. Gradat e Policise se Shtetit u ndryshuan me vendim te Keshillit te Ministrave. Ne Policine e Shtetit jane hequr dhe jane njesuar me gradat e rolit te mesem. Keshtu, edhe ato te rolit te mesem e deri te roli drejtues e madhor kane pesuar ndryshime. Punonjesit e policise, te cilet jane ne periudhen e proves dhe sapo kane mbaruar shkollen e policise, do te mbajne graden "Neninspektor".
Mesohet se rroga baze e punonjesit me graden me te ulet ne Policine e Shtetit do te varioje ne 37 mije leke. Nderkohe, punonjesit e policise me grade "Inspektor" do te paguhen rreth 41 mije leke ne muaj. "Sipas parashikimeve tona, per graden "Kryeinspektor" paga do te jete 43750 leke; per graden "Nenkomisar" paga do te jete 46370 leke; per graden "Komisar" paga do te jete 48150 leke; per graden "Kryekomisar" paga do te jete 51420 leke; per graden "Drejtues" paga do te jete 62500 leke; per graden "Drejtues i Pare" paga do te jete 87623 leke; per graden "Zevendesdrejtor i Pergjithshem" paga do te jete 102000 leke dhe per graden me te larte "Drejtor i Pergjithshem" paga do te jete 120000 leke", shpjeguan specialistet e policise.
Buxheti shtese pa ze per pagat e policise
Muaji qershor duhej te ishte dhe ai qe do te ndryshonte pagesat. Sipas burimeve nga Policia e Shtetit propozimi per pagat e reja te uniformave blu eshte derguar ne Keshillin e Ministrave disa muaj me pare qe sistemi i ri i ri i gradave te shoqerohej dhe me ndryshimin e gradave por kjo gje nuk ka ndodhur me buxhetin shtese. Per kete arsye shpresa e vetme mbetet buxheti i vitit 2008.
Drejtori i policise, Ahmet Prenci "Pagat sipas gradave te reja"
Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit Ahmet Prenci, gjate nje interviste te dhene ne gazete, pati premtuar se pagat e reja per policine do te fillonin qe ne janar te 2008. Por kjo gje nuk u miratua nga Ministria e Financave e cila, nuk pranoi te beje rritjen. Nderkohe qe me pas, ishte pritur qe pagat te rriteshin ne qershor-korrik, por dhe kete radhe nuk ka nje ze te vecante per efektivat blu. Implementim i gradave dhe reforma ne paga do te filloje pas 1 janarit te ketij viti. Eshte bere vendimi i Keshillit te Ministrave, rregullorja e personelit, dhe vendimi per gradat hyn ne fuqi mbas dates 1 janar. Nese ligji thote qe efektet financiare duan nje kohe per te hyre ne fuqi, ne kemi insistuar se bashku me misionet nderkombetare qe asistojne ne vendin tone, per te pershpejtuar miratimin e ketyre hapave nenligjor qe pothuajse kane mbaruar se miratuari, me qellim qe te jemi te shpejte ne hapat tane", kishte deklaruar Prenci gjate intervisten ne gazete. Sipas tij, pagat e reja varen nga tabela qe do te beje Ministria e Financave dhe te gjithe punonjesit do te paguhen sipas gradave. "Per momentin do te vazhdojme te punojme me keto kushte financiare, deri kur qe pagat e reja te miratohen", kishte deklaruar ai.
10500 police
Jane aktualisht ne strukturen e Policise se Shtetit. Shumica e tyre jane ne sektorin e rendit dhe sigurise. Pas ndryshimit te gradave qe ka filluar te behet numri i tyre do te reduktohet ne 9500 efektiva blu, per shkak se nuk mbushin kriteret.
Artan Cena