E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gradat, ndryshojne uniformen e policise

Artan Cena

Policia e Shtetit se shpejti do te kete uniforma te reja, te cilat do te pergatiten ne baze te ligjit te ri te miratuar per kete strukture, ne korrik te vitit 2007. Burime nga ky institucion kane bere te ditur dje se pas miratimit te ligjit eshte vendosur dhe ndryshimi i veshjes se efektiveve te policise, te cilet pas me shume se kater vitesh do te kene uniforma te reja. Grupi i punes, per pergatitjen e materialeve e kritereve, eshte ngritur pak kohe me pare dhe eshte duke punuar per disa aspekte te uniformes se policise, ne kuader te rregullimit te saj. Por kjo nuk eshte hera e pare qe veshja e policeve jane tjetersuar ne ngjyre e model. Pas vitit 1991, uniformat e policise kane ndryshuar tre here. Nderkaq, ne vitin 2004, kishte nje perplasje mes tre institucioneve, Policise se Shtetit, asaj te Burgjeve dhe Zjarrfikesve, pasi shenjat dhe modeli ishte i njejte dhe me ligj ishte i ndaluar perseritja e tyre.

GRUPI I PUNES

Ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit eshte ngritur nje grup pune per projektimin, dizenjimin dhe modelimin e uniformave te reja te punonjesve te policise. Burime zyrtare nga kjo drejtori bene te ditur dje, se iniciativa ka per qellim permiresimin e metejshem nga ana funksionale te uniformes se policise, shenjave, emblemes, stemave, gradave, si dhe paraqitjen sa me dinjitoze te efektiveve te Policise se Shtetit. Projekti per uniformen e re te punonjesve te policise, ka lindur si domosdoshmeri per prezantim sa me te mire dhe permiresimin e performances se strukturave. Ngritja e grupit te punes ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit, mbeshtetet ne ligjin nr. 9749, date 4 qershor 2007, "Per Policine e Shtetit", dhe urdher-sherbimin e drejtorit te Pergjithshem, numer 15 te muajit janar te ketij viti.

PERPLASJA

Ne vitin 2004 eshte shenuar nje perplasje ne mes tre strukturave, Policise se Shtetit, Policise se Burgjeve dhe Forcave Zjarrfikese. Uniformat e tre institucioneve te mesiperme do ishin njesoj, por me ligjin e kaluar ne vitin 2004, “veshja e Policise se Shtetit mbahet vetem nga punonjesit e saj dhe ndalohet qe te shumefishohet apo te kopjohet nga punonjes te institucioneve te tjera shteterore apo private”. Por dhe dy strukturat e tjera, Burgjet dhe Zjarrfikesit, pretendonin qe te perdornin kete uniforme, e cila solli dhe vonesa ne tender dhe ne pajisjen e efektiveve me veshje te reja. Uniforma e re, e cila pritet te behet gati, ka ardhur si pasoje e ligjit te ri per Policine e Shtetit, qe do te kete grada te reja, te ndryshme nga ato te parat. Mesohet se do te prodhohen 10 mije kostume dhe nje sasi kapelash, rripash dhe aksesore te kesaj uniforme, qe do te kalojne fillimisht ne nje procedure tenderimi e perzgjedhje.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›