E Diel, 1 Nëntor 2026

Duma në Rusi, me projektligj “OJQ-të, agjentë të huaj”

Duma në Rusi ka futur në lexim të parë një projektligj që i rregullon të gjitha OJQ-të që merren me aktivitete politike dhe marrin donacione nga jashtë, si “agjentë të huaj”.
 

Tim Fingaroson, duke folur në emër të misionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OSBE, ka shprehur shqetësimin e Qeverisë amerikane me këtë ligj.
 

Nëse ai kalon, ligji do t`u kërkojë organizatave ruse joqeveritare të cilave u duhen donacione të jashtme dhe të cilat marrin pjesë në aktivitet politike të regjistrohen si “agjentë të huaj”, shkruajnë mediat ruse.
 

“Sikurse Sekretarja Clinton e ka theksuar vetëm një javë më parë në Kremlin, ne duam që Rusia të plotësojë potencialin e vet”, ka thënë Fingaroson.
 

“Kjo nënkupton dhënien e mundësisë për popullin rus që të ndërtojë një shoqëri të fortë civile, përfshirë organizatat që promovojnë zgjedhje të lira dhe fer, luftojnë diskriminimin dhe mbrojnë të drejtat e punëtorëve”.
 

SHBA është shprehur se ky ligj është duke u shtyrë me shpejtësi nga Duma ndërsa u ka kërkuar autoriteteve ruse “që me kujdes të shqyrtojnë këtë legjislacion dhe të sigurojnë që dispozitat e tij janë në harmoni me obligimet e Rusisë për të drejtat e njeriut”.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›