Grafite, drejt Moskës

Nga Express më 05 janar 2011 në ora 18:35
Përpos Edin Dzekos, klubi gjerman, Wolfsburg rrezikon ta humbë edhe sulmuesin tjetër të rëndësishëm, Grafite.
Futbollisti brazilian mund të largohet nga Bundesliga dhe mund të zbarkojë në CSKA Mosca. Oferta e klubit rus për 31-vjeçarin sillet rreth 5 milionë euro.
Përfaqësuesi brazilian luan në Wolfsburg nga viti 2007. Ai kontribuoi më së shumti në titullin e kampionit, të cilin e fitoi ky ekip dy sezone më parë. Më parë, ai ishte pjesë e ekipeve Ferroviária, Santa Cruz, Gremio, Anyang LG Cheetahs, Goias, Sao Paulo e Le Mans.