E konsideron veten të suksesshme
E zbuluar në emisionin “Unë jam top model” që është realizuar nga televizioni 21, Greta Stanica tani mendon se viti 2010 ka qenë një vit që i ka sjellë asaj shumë suksese. Ajo tani thotë se ëndrrat e saj janë duke u realizuar.
“Rruga ime ka shumë kilometra, fundi i saj nuk shihet asnjëherë, pra nuk do ndalem asnjëherë, çdoherë do sjell risi në fushën e modës, dhe në këtë profesion nuk jam e përkohshme por e përhershme”, ka thënë ajo në një prononcim për mediat shqiptare.
Sipas saj, këtë forcë për të vazhduar më tutje ja ka thënë edhe publikun dhe thotë se tërë forcat do t’i bashkoi për të vazhduar më tutje.
“Forcën ma dha publiku dhe forcën që ma dhanë nuk do e gjuaj poshtë, por do e ruaj dhe do e bashkoj me forcën time dhe do ec vetëm përpara duke ju sjellë të reja”, thotë Greta.
Tani pas këtij viti ajo pritet që të realizojë edhe një sesion të fotografive përderisa mendon se gjatë këtij viti ka planifikuar që të marrë pjesë edhe në disa edicione të ndryshme të modës, ndërkaq do të punojë edhe në ngritjen profesionale të saj.
Ajo mendon se pavarësisht se në Kosovë ka shumë vajza që merren me modelizëm, ajo është e veçantë, si në pistë të modës por edhe në fotografi.
Si e tillë, modelja konsideron se konkurrenca nuk do ta pengojë atë aspak në rrugën e nisur për modele.