Grafite në Al Ahli

Nga Express më 19 qershor 2011 në ora 17:54
Sulmuesi brazilian, Grafite është larguar nga Wolfsburgu, duke u transferuar në Al Ahli, ku nënshkroi kontratë dyvjeçare. 32-vjeçari ishte golashënuesi më i mirë i Wolfsburgut në sezonin 2009, ku fituan titullin e kampionit në Bundesligë.
“Dua të bëj një hap përpara dhe të përgatis familjen time për jetën time, pas futbollit. I falënderohem Wolfsburgut për katër vite të shkëlqyeshme në një shtet dhe klub të mrekullueshëm”, tha Grafite për uebfaqen zyrtare të klubit.
Braziliani shënoi 28 gola dhe u zgjodh futbollisti më i mirë i vitit, kur Wolfsburg fitoi titullin në Bundesligë më 2009.