Bastos, afër Juventusit

Nga Express më 19 qershor 2011 në ora 18:37
Mesfushori i Olympique Lyonit, Michel Bastos është në prag të transferimit në Juventus, ka njoftuar të dielën, e përditshmja sportive franceze, L’Equipe.
Braziliani thuhet se kërkohet nga klube të mëdha evropiane, por Juventus për një kohë të gjatë është konsideruar favorit për transferimin e tij, pasi futbollisti ka bërë të ditur se dëshiron të luajë për Bianconerët.
“Koha ka ardhur për një ndryshim dhe për gjëra të reja. Interesimi nga Juventusi është nder i madh për mua”, kishte thënë Bastos në maj për Sky Sports.