E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sokratis, drejt Werderit

Nga Express më 19 qershor 2011 në ora 21:30

Qendërmbrojtësi i Milanit, Sokratis Papastathopoulos mund të transferohet në Werder Bremen, ka njoftuar klubi gjerman.

Werder ka kohë që ka shprehur interesim për reprezentuesin grek, i cili është në pronësi të përbashkët mes Milanit dhe Genoas.

“Jemi duke u munduar të arrijmë një marrëveshje”, tha drejtori i Werderit, Kllas Allofs për Kreiszeitung. “Në Itali klubet shpeshherë ndajnë të drejtat e futbollistit dhe i tillë është rasti i Sokratisit. Ne do të mundohemi fort për ta sjellë këtu”, u shpreh ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›