E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, kapet një i kërkuar në Itali

Foto arkiv

Policia ka arrestuar një persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Erion Canaliaj, 25 vjeç është vënë në pranga pasi ishte në kërkim nga shteti italian.

Canaliaj është dënuar me 30 vite burg për vraje, tentativë për vrasje dhe disa vepra të tjera.

Kapja e tij u krye nga Sektori i Operacioneve Speciale dhe Sektori Kundër Krimeve të Rënda të Drejtorisë Policisë Qarku Vlorë në zonën e Skelës pas marrjes së informacioneve mbi vendndodhjen e tij.

Tashmë pritet të nisin procedurat ligjore për ekstradimin e tij në Itali. /A.P/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›