E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, kreu i anti-korrupsionit, 10 milion euro në vit korrupsion

Nazmi Mustafi

Prokurori i luftës kundër-korrupsionit është arrestuar me akuzën e abuzimit, ku llogaritet se ka kryer korrupsion me vlerë më shumë se 10 milion euro në vit.

Nazmi Mustafi e arrestojnë për korrupsion akuzohet se ka shpërdoruar postin duke u bërë shantazh për ryshfet personave të dyshuar.

Drejtuesin e Task-Forcës Antikorrupsion të Kosovës, sipas medieve kosovare, e kanë arrestuar nën akuzën e korrupsionit. Prokurorin Nazmi Mustafi e arrestuan në zyrën e tij dhe banesën e tij e kontrolluan, bëri të ditur gazeta kosovare “Zëri” të martën. Policia konfirmoi hetimet për shkak të korrupsionit në kuadër të Task Force-s, në vazhdën e të cilave janë arrestuar dy persona të dyshimtë.

Hetimet për shkak të shpërdorimit të detyrës janë drejtuar kundër një prokurori, i cili i ka bërë shantazh një personi të dyshuar për të marrë ryshfet, bëri të ditur policia e Kosovës. Në gazetën “Koha ditore” citohet një sipërmarrës, i cili thotë se i ka dhënë “dhjetëra mijëra euro” Mustafit, që ky të ndalonte hetimet kundër tij.

Task-Forca Antikorrupsion e nisi punën e saj në vitin 2010. Mustafi sipas “Kohës ditore” po bënte hetime ndër të tjera kundër ish-guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës, Hashim Rexhepi. Ky rast u pezullua në vitin 2010 për shkak të mungesës së dëshmive. Sipas vlerësimeve Kosova humbet çdo vit dhjetë milionë euro për shkak të korrupsionit. /DW/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›