E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grami: “Do të denoncoj Apoloninë”

(ALBANIA SPORT) -  Mbrojtësi i Flamurtarit, Elton Grami, duke ju kundërpërgjigjur akuzave të klubit të Apolonisë si i dyshuar për shitje ndeshjesh, reagoi:  “Asgjë nuk është e vërtetë, madje më vjen për të qeshur me ata që më akuzojnë. Nuk kam qenë pjesë e ekipit në Apolonisë në ndeshjen e Shkumbinit (të humbur 3-0). Çdo insinuatë është dashakeqase për të përbaltur sadopak figurën time. Edhe në ndeshjen kundër Kastriotit (të fituar nga krutanët 2-3) kam dalë nga fusha kur rezultati ishte 2-1 me Apoloninë. Jam larguar nga Apolonia pas zënkës me mesfushorin Meto, dhe klubi ka mbetur pa më likuiduar pesë rroga mujore. Tek Apolonia është bërë një fenomen i zakonshëm akuzat ndaj atyre lojtarëve që largohen. Do të denoncoj në organet kompetente ata që kërkojnë të prishin imazhin tim me akuza të pabazuara”
SHTATË NDESHJET E DYSHURA
Java 10: Apolonia-Kastrioti 2-3
Java 14: Shkumbini-Apolonia 3-0
Java 16: Tirana-Apolonia 4-1
Java 17: Apolonia-Skëndërbeu
Java 18: Gramozi-Apolonia 1-0
Java 19: Apolonia-Besa 0-2
Java 20: Flamurtari-Apolonia 2-0

Kontrasti i pikëve
Apolonia
Javët 1-13:
21 pikë nga 39 të mundshmet
(0.53 për qind të pikëve)
Bilanci: 6 fitore, 3 barazime, 4 humbje
Javët 14-20:
4 pikë nga 21 të mundshmet
(0.19 për qind të pikëve)
Bilanci: 1 fitore, 1 barazime, 5 humbje
Në total
Javët 1-20
25 pikë nga 60 të mundshmet
(0.41 për qind të pikëve)
Bilanci: 7 fitore, 4 barazime, 9 humbjeBurimi: Albania-sport.comE Merkure, 10 Shkurt 2010

 
Shto dhe ti komentin tend

Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›