Kaçi: Apolonia shet vetë ndeshje

(ALBANIA SPORT) – Albert Kaçi, mesfushori shkodran i paditur në Prokurori nga klubi i Apolonisë për trukim rezultatesh, pohoi, se asgjë nuk është e vërtetë nga akuzat e bërë ndaj tij. Ish-futbollisti i Vllaznisë zbuloi për “Sport Ekspres” prapaskenat e trukimeve të ndeshjeve, duke akuzuar drejtpërdrejt presidencën fierake për trukime të takimeve. “Asgjë nuk është e vërtetë, pasi gjëra të tilla nuk kanë ndodhur tek ekipi i Apolonisë vetëm këtë vit, por dhe vite të tjera. Kështu që për të mbuluar të fshehtat e tyre, menduan të bëjnë shembull një lojtar dhe të fshehin ata që drejtojnë klubin apo pjesëtar të ekipit. Nuk është e vërtetë që kam venë para për atë ndeshje. Këto janë shpifje të drejtuesve fierakë. Nuk i trembem Prokurorisë. Jam i hapur.
NGJARJA
Futbollistët Albert Kaçi dhe Maringlen Shoshi, të dy futbollistë të Apolonisë, si dhe Elton Grami (aktualisht te Flamurtari) e Erjon Hoti (aktualisht te Gramozi), janë paditur nga klubi i futbollit “Apolonia” me akuzën e rëndë të trukimit të ndeshjeve me qëllim të pastër përfitimi. Lajmi ësht bërë publik gjatë një konferencë të përbashkët për shtyp të presidentit të Apolonisë, Baftjar Zeqo (njëherësh edhe kryetari i Bashkisë së qytetit të Fierit), shefit të klubit Iljaz Haxhiaj dhe drejtorit të kontrollit të brendshëm në shoqërinë aksionere Apolonia, Andi Derhemi. Drejtuesit e Apolonisë kanë njoftuar Federatën Shqiptare të Futbollit, por dhe nga Prokuroria zbardhjen e çështjes.
AKUZA
Albert Kaçi, mesfushori shkodran i Apolonisë, akuzohet – por dhe e ka pranuar edhe vetë – se ka vendosur 10 mijë dollarë amerikanë kundër skuadrës së tij, për të humbur tërë ndeshjen, por dhe pjesën e parë në takimin e Shkumbini-Apolonia, të përfunduar me rezultatin e pastër 3-0 dhe të vlefshëm për javën e 14-të të Kategorisë Superiore. Shefi i klubit, Haxhiaj, i cili më parë kishte pasur sinjalizime të forta e bindëse se lojtarët kishin vepruar në dëm të skuadrës, duke mos u impenjuar gjatë ndeshjes në fjalë. Drejtuesit e klubit vendosën ta pezullonin Kaçin në ndeshjen pasardhëse, atë kundër Flamurtarit (edhe kjo e mbyllur 2-0).
“Ky lojtar, Kaçi, ma ka pranuar vetë, ndërsa 3 të tjerët janë të dyshuar për momentin, kështu që do të presim përfundimet që do të nxjerrë Prokuroria”, tha Haxhiaj. Në fakt, shkodrani Kaçi, i cili e nisi sezonin si lojtar i Teutës, në minutën e 5-të të ndeshjes kundër Shkumbinit shkaktoi penallti, të realizuar më pas nga mesfushori i peqinasve, Ilirjan Çaushaj. Ndeshja u fitua nga Shkumbini 3-0. Sipas burimeve nga klubi fierak, Kaçi, një anësor këmbëmajtë shumë teknik ka thënë: “E bëra se isha në vështirësi financiare. Nuk jam vetëm unë, por të tjerët nuk i tregoj edhe sikur të shkoj në burg”. Ish-futbollistit të Vllaznisë i është komunikuar edhe vendimin për pezullimin e futbollistit Albert Kaçi deri në përfundim të hetimeve.
SHTATË NDESHJET E DYSHURA
Java 10: Apolonia-Kastrioti 2-3
Java 14: Shkumbini-Apolonia 3-0
Java 16: Tirana-Apolonia 4-1
Java 17: Apolonia-Skëndërbeu
Java 18: Gramozi-Apolonia 1-0
Java 19: Apolonia-Besa 0-2
Java 20: Flamurtari-Apolonia 2-0
Kontrasti i pikëve te Apolonia
Javët 1-13:
21 pikë nga 39 të mundshmet
(0.53 për qind të pikëve)
Bilanci: 6 fitore, 3 barazime, 4 humbje
Javët 14-20:
4 pikë nga 21 të mundshmet
(0.19 për qind të pikëve)
Bilanci: 1 fitore, 1 barazime, 5 humbje
Në total
Javët 1-20
25 pikë nga 60 të mundshmet
(0.41 për qind të pikëve)
Bilanci: 7 fitore, 4 barazime, 9 humbjeBurimi: Albania-sport.comE Merkure, 10 Shkurt 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili