Gramoz Ruci në Fier-Shegan: Mos bëni pazar me votën
FIER- Gramoz Ruci nga komuna Fier–Shegan i ka bërë thirrje të gjithë banorëve të kësaj komune, por edhe banorëve të qarkut Fier, se nuk është koha për të bërë Pazar me votën, nuk është koha për të qëndruar indiferent në 23 qershor. Ruci ka bërë apel që edhe ata që kanë gjendjen civile ne Fier-Shegan të kthehen në 23 qershor për të hedhur votën, pasi çdo votë është shumë e rëndësishme, për të ardhmen e një gjenerate të tërë.
“Nuk mund të bëni pazar me sigurinë tuaj, nuk mund të bëni pazar me të ardhmen tuaj, nuk mund të bëhet pazar me shërbimin shëndetësor, me drejtësinë në këtë vend,me punën tuaj me shumë djersë në tokë dhe në arë,” ka qenë ky apeli i kryesuesit të listës të kandidatëve socialistë në qarkun Fier.
Ruci ka bërë publik edhe njëherë angazhimin për shëndetësi falas për të gjithë pavarësisht se janë nga jugu apo nga veriu, pavarësisht se janë të pasur apo të varfër. Por, edhe arsimi është një pikë e fortë e programit të socialistëve, ku të rinjve do t’u jepet dy drejtime, dhe jo si është gjendja sot.
Me votën për PS në numrin 29, u shpreh Ruci ju i jepni fund pikëpyetjes: “A mund të vazhdojmë më tutje që të ardhmen tonë, gjënë më të shtrenjtë tonën, fëmijët tanë t’i lemë me shkollë dhe pa shkollë. Pra, të vazhdojnë shkollën, por dalin analfabetë. Mund të mbarosh të mesmen dhe të lartën dhe ke blerë kapakët e diplomave. Ja pse themi që duhet një Rilindje edhe në fushën e arsimit.”
Në emër të Partisë Socialiste Ruci është angazhuar për një ndryshim radikal në arsim dhe në mbështetjen ndaj fermerëve. Do ta keni shtetin në mbështetje për çdo nisëm, pasi duam ta rikthejmë Shqipërinë në punë, është shprehur ai.
“Prandaj do t’ju kërkoja në radhë të parë pjesëmarrje, pjesëmarrje, pjesëmarrje ditën e votimit. Një apel për ata votues që kanë gjendjen civile këtu dhe e kanë emrin një listë këtu, por banojnë në Fier, në Lushnjë , banojnë në Durrës, Vlorë, Tiranë apo kudo, duhet t’u bëjmë të gjithëve apel të vijnë atë ditë dhe të votojnë për të ardhmen e Fiersheganit, të Lushnjës dhe të qarkut të Fierit”.
(e.m/News24/BalkanWeb)