Tare: Gjirokastra rrezikon daljen nga UNESCO. Ndërtimet po i shuajnë vlerat
Gjirokastër- Qyteti Gjirokastrës rrezikon përjashtimin nga mbrojtja e UNESCO-s.
është ky alarmai i dhënë nga specialisti i Monumenteve të Kulturës, zoti Auron Tare i cili ka akuzuar drejtpërdrejt Ministrinë e Kulturës për këtë fakt.
Sipas tij, kjo ministri aprovon projekte që janë jashtë çdo logjike normale të një qyteti muze, ndërsa thekson se monumentet e kulturës po e humbasin pamjen dhe vlerat e tyre për shkak të ndërhyrjeve të shpeshta në ndërtim.
Kjo trashëgimi ka vite që po dëmtohet, nga neglizhenca dhe nga presioni i ndërtimeve ekonomike në qytet. Gjithë këto energji të zhvilluara, fatkeqësisht, nuk realizohen në drejtimin e duhur, por gabimisht duke dëmtuar trashëgiminë kulturore.
Zona muzeale e Gjirokastrës ka një lloj statusi, dhe ka pranuar ca rregulla të caktuara. Nuk mund të prishet zona muzeale. Trashëgimia nuk është politike, por fatkeqësisht po përfshihet politika, tha Tare.