E Diel, 1 Nëntor 2026

Gramozi – Real Madrid, 1 minutë heshtje

(ALBANIA SPORT) - Miqësorja e luksit, Gramozi-Real Madrid, e vlefshme për trofeun “Taçi Oil International”, e cila do të luhet sot (18:00) në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”, do të fillojë me një minutë heshtje në kujtim të legjendës së futbollit shqiptar, Panajot Pano, të ndarë nga jeta  në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lojtarët e të dyja skuadrave, si të Gramozit ashtu dhe të Real Madrid, do të mbajnë shirit të zi në krah. Ndeshjen do ta transmetojë televizonin shtetëror, TVSH. Biletat thuajse janë të shitura. Cmimet e tyre: Tribuna kryesore (A, B) 5000 lekë; tribunat përballë (D1, D2, D3) nga 500 lekë dhe tribunat anësore (C, E) nga 200 lekë.
Burimi: Albania-sport.comE Merkure, 20 Janar 2010

 
Shto dhe ti komentin tend

Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›