Pano, autori i golit të parë në Europë

(ALBANIA SPORT) - Legjenda Panajot Pano është edhe autorit i golit të parë të Shqipërisë në Europë, që firmosi edhe fitoren e parë të Kombëtares sonë në eliminatoret e Kampionatit Europian. Një gol në fitoren 1-0 me Danimarkën, më 30 tetor të vitit 1963.
Panajot Pano gjatë një interviste për Albania-sport.com e përshkruan kështu golin historik të kuqezinjve: “Nuk ka gol pa vlerë se fundja për atë luhet futboll. Për të shënuar apo për të mos pesëar. Goli im me Danimarkën në Tirane pati një vlerë të madhe se u shënua shumë shpejt (minuta e 3-të). Publiku i pranishëm në “Qemal Stafa” por dhe e gjithë Shqiperia, e kane ndjekur të gjithë ndeshjen me kënaqësi, pasi dolëm në fund si fitimtarë.
“Goli erdhi pas një pasim të Lin Shllakut nga e majta e sulmit tonë. Kam dribluar dhe sa i jam afruar tek zona e 16-shes në krahun nga tribuna qendrore kam gjuajtur rrufeshëm në krahun e djathtë të portës daneze nga ana e qytetit. Portierit i ka kaluar topi nën duar se ishte fare rrafsh me tokën dhe me shpejtësi shumë të madhe, pasi e godita plotësisht e fuqishëm. Ishte goli i parë në shkallë europiane dhe ndaj një skuadre shume të forte e cila u rendit e 4-ta në Europë. Të mos harrohet edhe fakti tjetër: ne nuk pësuam gol”, - deklaroi para disa kohesh për “Albania-spot.com”, presidenti i nderit të FSHF-së.
Për “sportistin shqiptar të shekullit të kaluar” ai konsiderohet edhe si goli më i bukur i i tij, që përkoi me ndeshjen e parë me përfaqësuesen, karrierë që përfundoi pas 20 vjetësh, më 7 nëntor 1973, në ndeshjen miqësore me përfaqësuesen kineze.
Në 24 ndeshje (12 për kampionatet europiane) “Pushkashi i vogël” shqiptar realizoi 4 gola me përfaqësuesen dhe nga 34 gola ndërkombëtarë të “stilit Pano” me Kombëtaren, Tiranën e Partizanin, ku 11 gola i përkasin “vitit të artë 1963”.Burimi: Albania-sport.comE Marte, 19 Janar 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili