Vata: Phoenix, si Wayne Rooney

(ALBANIA SPORT)- Agjenti i FIFA-s, Rudi Vata, pohoi se Vllaznia ka bërë një blerje të goditur me rekrutimin e sulmuesit anglez, Jamie Phoenix. “Është një futbollist cilësor, - tha Vata për “Panorama Sport”, - për moshën e tij mund të radhitet si një nga talentet e Britanisë së Madhe, bashkë me Wayne Rooney. Ai është produkt i Manchester City. Phoenix është një lojtar i përgatitur në të gjitha aspektet. Mendoj se është lojtari që i duhet Vllaznisë”.
Sulmuesin anglez Jamie Phoenix ishte autori i një goli në miqësoren e fituar 3-0 kundër Gramozit të Ersekës. Phoenix është blerja e gjashtë dimërore e klubit shkodran. Në dispozion të trajnerit Edi Martinit për pjesën tjetër të sezonit janë: Amarildo Belisha (i ardhur nga Flamurtari), Sead Haxhibuliç (Apolonia), Elvis Kraja (Skënderbeu), Liridon Leci (i huazuar nga Besa) dhe Terrolli.
Burimi: Albania-sport.comE Merkure, 20 Janar 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili