Gramozi, Babaj: Sulmuesit po gabojnëGramozi humbi me Apolonine 3-0, duke pësuar humbjen e tretë në shtatë ndeshje

Rrjetet sociale:
Humbja 3-0 e Gramozit në transfertë me Apoloninë në javën e 7-të të Kategorisë Superiore nuk është pritur mirë nga jo vetëm sportdashësit kolonjarë, por dhe nga vetë lojtarët.
Mesfushori kosovar Shpëtim Babaj pohoi se pavarësisht lojës voluminoze që krijon ekipi, sulmuesit nuk po arrijnë t’i konkretizojnë rastet e krijuar, duke theksuar se si sulmuesi Dos Santos ashtu dhe Hyseni humbën raste kundër fierakëve.
Në “Loni Papuçiu”, Gramozi pësoi humbjen e tretë në shtatë ndeshje. Skuadra e drejtuar nga Agim Canaj ka grumbulluar 6 pikë dhe renditet në vendin e 10-të.
Numri i klikimeve - 1305
E Hene, 19 Tetor 2009