Anglezet të “dashuruar” me LorikunTrajneri i Sanderlendit, Brus: "Nuk mund te jesh kapiten, nese nuk ke dicka te veçante"

Rrjetet sociale:
Trajneri i Sandërlendit, Stiv Brus, duket se e ka zënë “qymyri” me kapiteni e skuadrës së tij, shqiptarin Lorik Cana. Pas fitores së bujshme të “maceve të zeza” me Liverpulin (1-0), Brus nuk i kurseu lëvdatat për performancën e shkëlqyer në mesfushë të Canës.
Sipas uebsajtit popullor anglez, tribalfootball.com, bosi i Sanderlendit mbeti edhe njëherë tjetër i mahnitur nga paraqita në mesfushë e ndërkombëtarit shqiptar, i cili u ble nga klubi anglez gjatë merkatos së verës në shumën e 6 milionë eurove nga Marseja e Francës.
”Oh Zot, ai ishte i jashtëzakonshëm. Paraqitja e tij në pjesën e dytë ishte e pakundërshtueshme, ashtu siç e kam parë gjithmonë në majë, në një ndeshje të madhe, dhe kam parë prej tij shumë gjëra të mira. Thjesht, ishte i tmerrshëm”, - citohet Brus.
“E kisha para Lorikun të luante kundër Liverpulit dhe dy herë të tjera kur ai luante për Marsejën. E dija se ai ishte kapiteni i vendit të tij (Shqipërisë), dhe ju nuk mund të jeni kapiteni i Marsejës dhe një klubi të tillë, nëse ju nuk keni diçka të veçantë. Ai ishte një kult dhe një hero atje (te Marseja)”.
“Nuk mund ta besoj ende që ne e kemi bërë tonin si lojtar, duke parë se çfarë nënkuptonte ai. Për fat të mirë ne realizuam me të transfertën më të lehtë të mundshme. Nuk mund ta besoj ende sa e lehtë ishte. Ne ramë dakord për shpenzimet brenda 24 orësh, ai erdhi te ne dhe nënshkroi po atë të mbrëmje. Ai nuk kishte nevojë për kohë për tu menduar rreth kësaj.
“I thashë se njerëzit në Angli do të dashurohen me mënyrën se si ju luani. Ndoshta nuk mund të jeni të vlerësuar në France apo Spanjë, por anglezët do të dashurohen me ju”.
Numri i klikimeve - 1301
E Hene, 19 Tetor 2009