E Diel, 1 Nëntor 2026

Kraja: “Synojmë medalje në Londër 2012”Sekretari i Peshëngritjes: “Do të ishte historike për Shqipërinë”. “Kemi sportistë të nivelit ta lartë e garanci për të ardhmen”

Rrjetet sociale:

Peshëngritja meriton respektin maksimal në sportin tonë, pasi gjithmone “boshti” shqiptar ja ka dalë të sjellë në Shqipëri medalje të arta, të argjendit, apo dhe ato më të “thjeshta”, të bronzit. Në fakt, nuk ka aktivitet, ku flamuri shqiptar nuk është ngritur në podiumin e nderit.

Ilir Kraja, sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, e konsideron vitin 2009 si të jashtëzakonshëm:”Ky është një nga vitet më të mbara. Duke u nisur nga Kampionati Europian i të rriturve në Bukuresht të Rumanisë në muajin prill, ku shtangisti Erkand Qerimaj morri medalje ari, duke dalë kampion i Europë. Romela Begaj fitoi po në këtë kampionat, medalje ari dhe argjendi, duke dalë kampione e Europës dhe nënakmpione e kontinentit”.

Kraja nuk lodhet së numëruari medaljet. “Po, kështu, - thotë ndihmësi më i afërt i presidentit Esat Ademi, - në Kampionatin Botëror për të Rinj, të zhvilluar gjatë muajit qershor të këtij viti, Ervis Tabaku morri dy medalje argjendi dhe një bronzi. Daniel Godelli e Briken Calja morën tri medalje bronzi”.

Lojërat Mesdhetare “Pescara 2009” ofruan të tjera medalje të tjera. “Federata Shqiptare e Peshëngritjes nderoi të gjithë delegacionin sportiv shqiptar, pasi ishte e vetmja që arriti të fitojë medalje në Lojërat Mesdhetare. Erkand Qerimaj, i cili garoi në kategorinë e peshës 77 kg, çoi në kulmin e podiumit flamurin shqiptar, duke i sjellë medaljen e dytë të artë Shqipërisë, pas asaj të Romela Begajt, në peshën 58 kg për femra. Si Qerimaj për meshkuj, ashtu dhe Begaj për femra në peshën e tyre vendosën rekorde mesdhetare. Qerimaj mori medalje ari dhe argjendi, Begaj, po ari dhe argjendi. Ervis Tabaku mori vetëm argjendi. Pra, 5 medalje në total”, - thotë Kraja, duke rrumbullakosur shifrën me stilolaps mbi një fletë plot emra në zyrën e tij të punës.

“Më pas erdhi Kampionati Europian për të rinj në Landskronen të Suedisë, gjatë muajit korrik 2009, ku sportisti Ervis Tabaku u shpall kampion i Europës, duke fituar një medalje ari dhe një bronzi. Daniel Godelli morri dy medalje bronzi në peshën e tij, ndërsa Briken Calja një bronzi”, - thotë me krenari sekretari i peshëngritjes.

Lista e medaljeve të fituara vazhdoi në Izrael. “Shqipëria morri pjesë me shtatë shtangistë meshkuj dhe një femër, ku ja dolëm të marrim dhjetë medalje, prej të cilave, 6 ari, 3 argjendi dhe 1 bronzi: Daniel Godelli, tri medalje ari, Ervis Tabaku, 1 ari dhe 1 argjendi, plus  një ar në dygarësh. Xhulio Prroni një medalje ari dhe një argjendi”, - shton Kraja.

“Tani kemi një peshëngritje të nivelit ta lartë,  -thotë Kraja, - pasi marrim rregullisht medalje si në kampionatet e moshave, të rinjve, por dhe të rriturve. Kemi një cikël të plotë. Kemi garanci për një të ardhme të mirë”.

Objektivi i madh

“Tani po përgatitemi për Kampionatin Botëror në Gojang Siti të Koresë së Jugut (17-29 nëntor), ky synojmë të grumbullojmë pikë, që do të na shërbejnë edhe për Lojërat Olimpike të Londrës të vitit 2012. Projekti ynë, gjithmonë me synim Londrën, është që Erkand Qerimaj, Romela Begaj, Ervis Tabaku, Daniel Godelli e ndoshta edhe ndonjë tjetër të trajtohen intensivisht gjatë kësaj periudhe, në mënyrë që peshëngritja shqiptare, përveç kampionateve botërore dhe europiane, të arrijë të fitojë medalje për herë të parë dhe medalje në Lojërat Olimpike. Do të ishte një ndërmarrje historike për peshëngritjen shqiptare. Nëse do t’ia dalim peshëngritja do të shndërrohet në sportin më krenar të shqiptarëve”.

Numri i klikimeve - 1297
  E Hene, 19 Tetor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›