Bogdani: "E mundim Milanin"Të dielën Bogdani shënoi golin e vetëm të skuadrës së tij në humbjen 2-1 me Barin, në takimin e vlefshëm për javën e 8-të të Serisë A.

Rrjetet sociale:
Erjon Bogdani nuk ka kohë të shijojë golin e tij të dytë sezonal. Sulmuesi shqiptar i Kievos i lëshoi sfidën dirste një emri të madh të futbollit italian e botëror, Milanit.
“Mund t’i mundim të gjithë. E kemi dëshmuar dhe herë tjetër këtë. Edhe pse skuadra me të cilëb do të përballemi në ndeshjen e radhës quhet Milan. Nuk kemi aspak frikë. Nuk kemi pasur kurrë. Nëse Kievo është në Serinë A është edhe për shkak të kësaj ndjenje”, - citohet Bogdani nga gazeta më e madhe sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”.
Të dielën Bogdani shënoi golin e vetëm të skuadrës së tij në humbjen 2-1 me Barin, në takimin e vlefshëm për javën e 8-të të Serisë A. “Bari? Nuk ishim në ditë të shkëlqyer, por edhe mund ta barazonim rezultatin. Arbitri nuk na dha dy penallti. Tani na duhet të kthejmë faqen dhe Milani është kundërshtari i duhur për ta kuptuar të gjithë se nuk jemi në vështirësi”.
Numri i klikimeve - 1302
E Hene, 19 Tetor 2009