Gramozi dhe Teuta, periudhe "pastrimesh" ne ekipet e tyre
Ekipet me paraqitje me te dobet ne ndeshjet e fazes se trete te Kategorise Superiore kane nisur nga "pastrimet", duke larguar lojtare titullare, ne radhet e tyre. Skuadra e Gramozit te Ersekes vendosi qe te pezulloje dy futbolliste te ekipit te saj, Xhyren dhe Babajn, me motivacionin se nuk kane qene te impenjuar maksimalisht gjate ndeshjeve te fundit. Kolonjaret mbyllin klasifikimin e Kategorise Superiore dhe kane shume pak shanse per te mbijetuar mes me te mirave, ne edicionin e ardhshem futbollistik, kur kane mbetur edhe pese jave nga perfundimi i gares. Nderkaq, edhe ne fillim jave nje tjeter nje vendim i ngjashem eshte marre nga drejtuesit e Teutes. "Djemte e Detit" kane paralajmeruar portierin Vashaku dhe mesfushorin Deliallisi, te cilet sipas presidentit Hasanbelliu nuk kane qene maksimalisht te impenjuar ne ndeshjet e fundit. Teuta ka zbritur ne kater vendet e fundit dhe ndodhet aktualisht ne zonen "play-out", cka do te thote se rrezikon te blere ne nje kategori me poshte.