E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish-lojtare te Turqise, ndeshje me ekipin shqiptar te studenteve

Studentet shqiptare ne Stamboll, ndeshje futbolli me yjet e Turqise
Universiti "Fatih" ne Stamboll do te zhvilloje deri ne fund te majit prill nje turne futbolli, me ekipe te ndryshme nga e gjithe bota, ku merr pjese edhe Shqiperia. Por e vecanta eshte se ne perberje te ekipeve pjesemarrese do te jene edhe 11 ish-lojtare te kombetares se Turqise, mes te cileve Hakan Shukur, Etrugul Saglam, Hasan Shash, Ismail Demiriz, Ali Gultiken Gültiken, Belent Korkmaz, Belent Ujgun, Hami Mandirali, Semih Juvakuran, Ugur Tütüneker dhe Ogün Temizkanoglu. Turnei ka marre emrin Kupa e Bortes, per faktin se do te marrin pjese 16 ekipe kombetare. Vendet e prezantuara jane: Turqia. Shqiperia. Azerbajxhani, Gjermania, Gjeorgjia, Iraku. Kenia, Kirgistani, Maqedonia, Mali, Moldavia, Nigeria, Senegali, Taxhikistani dhe Turkmenistani. Ne edicionin e pare kete turne e fitoi ekipi i Maqedonise dhe Universiteti turk kerkon ta ktheje ne nje tradite.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›