Gramozi e gjen shpëtimin tek ish-ët
Pritet të rikthehen portieri Nuredini, mbrojtësi Ismolli dhe mesfushori Shaqiri
Futbollistët e Gramozit kanë nisur pushimet më 28 dhjetor dhe, sipas programit të stafit teknik, puna do të rinisë më 9 janar. Pikërisht në këtë datë do të analizohet edhe pjesa e parë e sezonit, e mbyllur me fitoren ndaj Burrelit, që riktheu disi qetësinë në kampin kolonjar, edhe pse pozicioni aktual në tabelë është i papranueshëm.
Të gjithë janë të bindur se Gramozi mund të bënte më shumë në 15 ndeshjet e fazës së parë. Ndryshimet në ekip dhe loja e dobët në zhvilluar në disa ndeshje ka bërë që Gramozi të mos shkojë më lart se vendi i 11-të, por tani e rëndësishme është që gjërat të ndryshojnë para fillimit të fazës së dytë.
Kolonjarët duhet të ngjisin disa shkallë për të zënë një vend nderi dhe për këtë duket se ka filluar puna nga drejtuesit e klubit, të cilët po interesohen për të marrë futbollistë cilësorë. Nga burime pranë klubit mësohet se po bëhen përpjekje për të rikthyer disa nga futbollistët që e ngjitën Gramozin në superligë para tre sezonesh, duke filluar nga portieri Nuredini, mbrojtësi Ismolli dhe shqiptaro-maqedonasi Shaqiri.
Kjo është pista e parë për përforcimin e ekipit, por drejtuesit kolonjarë kanë edhe emra të tjera, që për momentin nuk duan ti publikojnë. Nëse këto lëvizje realizohen, patjetër që Gramozi i fazës së dytë do të jetë ndryshe.
Ky ekip ka pasur shumë vështirësi në transfertë, ku ka marrë vetëm 5 pikë, me 1 fitore dhe 2 barazime, por gabime janë bërë edhe në shtëpi. Kolonjarët kanë humbur plot 8 pikë në fushën e tyre, duke humbur me pretendentët për superligën, si Besëlidhja dhe Lushnja, si dhe duke barazuar me Adën
