E Diel, 1 Nëntor 2026

Gramozi, jo një bast i fituar nga TiranaNë takimin e fazës së parë të zhvilluar në Ersekë, atëherë Tiranën e drejtonte kroati Ilija Lonçareviç, kampionia në fuqi fitoi 1-0 kundër Gramozit

Publikoje ne rrjetet sociale:

(ALBANIA SPORT) – Tirana ka mundësinë më të mirë përballë Gramozit në takimi e javës së 14-të Kategorisë Superiore të kapë vendin e tretë në renditjen e Kategorisë Superiore, duke u nisur edhe nga fakti se Apolonia (po aq pikë sa Tirana) do të përballet po të shtunën me Shkumbinin në transfertën e vështirë të Peqinit.

Në takimin e fazës së parë të zhvilluar në Ersekë, atëherë Tiranën e drejtonte kroati Ilija Lonçareviç, kampionia në fuqi fitoi 1-0 kundër Gramozit (asokohe në bankinë ishte Ilir Qirjako) falë një goli të realizuar nga Arbër Abilaliaj.

24-herë kampionët e Shqipërisë vijnë në përballjen me Gramozin e vendit të parafundit (Tirana plot 10 pikë më shumë se skuadra Agim Canajt) pas barazimit 1-1 në Korçë me Skënderbeun, ndërkohë që kuqeblutë kolonjarë humbën në shtëpi 1-2 me Laçin, në një post-ndeshje të shoqëruar me shumë incidente (Gramozi do të zhvillojë 2 ndeshje pa shikues në shtëpi).

Gjithsesi, Gramozi mbërrin për herë të dytë në kryeqytet (në vizitën e parë humbi 4-0 me Dinamon) me moral të lartë pas eliminimit të bujshëm të Flamurtarit, fituesit të shkurorëzuar të Kupës së Shqipërisë, duke besuar shumë të forma e mirë e portierit Olgert Ametlli, heroit që priti penalltinë e Devis Memës së Flamurtarti dhe i siuguroi për herë të parë një vend në çerekefinalet e Kupës së Shqipërisë skuadrës së tij.

Gramozi është stërvitur pas ndeshjes me Flamurtarin në qytetin e Durrësit dhe shpërblimi që kanë marë nga presidenti Mustafa Taçi për kualifikimin në Kupën e Shqipërisë, i ka “ndezur” debutuesit e Superligës për të synuar surprizën në kryeqytet, pavarësisht se skuadra e drejtuar nga Agim Canaj ka sulmin më të dobët në kampionat, vetëm 8 gola të shënuar, dhe për më tepër nga dy futbollistë: Armando Sadiku, 5, dhe Genci Hyseni, 3.

Tirana ka humbur vetëm një ndeshje në shtëpi, pikërisht atë të javës së parë me Flamurtarin, ndërkohë që në pesë të tjerat bardheblutë kanë fituar tre e kanë barazuar një , Gramozi nuk ka mundur të fitojë asnjë ndeshje në transfertë: 6 ndeshje, 2 barazime dhe 4 humbje, duke pasur edhe mbrojtjen më të dobët në kampionat përsa i përket transfertave, 14 të tillë.

Tirana-Gramozi (13:30) do të drejtohet nga ndërkombëtari Sokol Jareci, i cili rikthehet pas tre javësh mungesë (dënim?!) për të gjykuar një ndeshje pas asaj të kontestuar Besa-Dinamo (0-1), ku bilbili i FIFA-s nuk dha një penallti për kavajasit në minutat e fundit, gjë që e pranoi edhe vetë mediatikisht. 

Numri i klikimeve - 3352
  E Premte, 11 Dhjetor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›