E Diel, 1 Nëntor 2026

Gramozi kërkon të huazojë lojtarë nga Pogradeci

Nga:Kristi Lilo

Largimi i lojtarëve brazilianë duket se i ka bërë drejtuesit kolonjar që të kthejnë mendjen  nga ajo deklaratë e bërë ditë më parë, ku u tha se gjatë fazës së dytë nuk do të afrojnë në ekip asnjë lojtar jashtë Erseke. Kjo duket qartë se lëvizjet për të afruar lojtarë nga rrethet  ka nisur, pasi këtë javë trajneri Skënder Rustemi ka nisur bisedimet  me drejtuesit e klubit pogradecar.

Mësohet se të paktën dy futbollistë  pogradecarë do të huazohen në fazën e dytë te Gramozi. Pra drejtuesit kolonjarë kërkojnë të përforcojnë grupin me lojtarë të ekipeve të Kategorisë së Parë që nuk kanë gjetur hapësirën e duhur në fazën e parë. Vetë trajneri Rustemi është shprehur se Gramozi ka nevojë për lojtarë të tjerë pas largimit të brazilianëve edhe pse nga dy lojtarët brazilianë që luajtën fazën e parë kanë lajmëruar se do të rikthehen përsëri në Ersekë në muajin shkurt.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›