E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bastet ne Kine perfshihet Reali

Janë një prej klubeve legjendarë në planet. Emri i Realit të Madridit është një garanci suksesi në sport dhe një markë që prodhon miliona euro.

Por, bastet nuk kanë mëshirë as për gjigandët spanjollë. Klubi “merengue” është përfshirë në hetimin ndaj Gao Ping, kreut të një grupi kriminal kinez, i arrestuar pak kohë më parë për pastrim parashë dhe trukime.

Kontaktet e tij me Realin u kuptuan në vitin 2011, kur Ping shoqëroi skuadrën gjatë turit në Kinë. Sipas policisë aziatike, dyshohet se ai mund të ketë bashkëpunëtorë edhe disa pjesëtarë të klubit madrilen.

Gjatë ndeshjes gjysmëfinale me Bayern Munich në Champions League në 25 prill, në tribunën “VIP” të “Santiago Bernabeut” ndodheshin pesë persona, që kërkonin të krijonin kontakte me anëtarë të Realit.

Në përgjimet telefonike, është deshifruar mesazhi: “Do takojmë ata të Realit dhe do u japim pakon”. Sipas dëshmimtarëve të policisë, pesë personat qëndronin në të njëjtin hotel me skuadrën.

Reali ka deklaruar përballë këtyre akuzave, duke i hedhur kategorikisht poshtë si shpifje dhe është distancuar nga çdo spekulim rreth trukimeve të ndeshjeve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›