E Diel, 1 Nëntor 2026

Skrapari premton paraqitje pozitive në fazën e dytë

Nga ARBEN ÇEPANI

Përgatitjet për fazën e dytë te Skrapari pritet të nisin në javën e dytë të vitit të ardhshëm. Momentalisht skuadra nuk po stërvitet, megjithatë  pjesa më e madhe e futbollistëve po stërviten individualisht.

Gjatë fazës së parë ecuria e Skraparit nuk ishte e mirë, ku skuadra me gjithë dëshirën e madhe dhe përpjekjet e vazhdueshme nuk arriti të rivalizonte me ekipet pretendente për ngjitjen në kategorinë e parë. Futbollistët pohojnë se gjatë fazës së dytë Skrapari, pavarësisht pretendimeve, do të jetë një kundërshtar i fortë.

Futbollisti Alion Kaloçi shprehet i bindur për një ecuri pozitive gjatë fazës së dytë. Kaloçi ishte njëri prej futbollistëve të rinj që u aktivizuan gjatë fazës së parë. ”Padyshim ne do ta vlerësojmë fazën e dytë-shprehet Kalioçi- pavarësisht pozicionit që kemi në renditje. Jam i bindur se Skrapari do të jetë dinjitoz për pjesën tjetër të kampionatit duke vlerësuar  seriozisht të gjithë ekipet e grupit të jugut”.

 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›