E Diel, 1 Nëntor 2026

Lorik Cana shënon në kupë e Italisë, por në portën e Lacios

Në kuadër të përballjeve të Kupës së Italisë, lorik Cana në mesditën e së mërkurës ka qenë përballë Erjon Bogdanit, pikërisht në takimin Lacio-Siena. Koha e rregullt e këtij takimi ka përfunduar në barazim 1-1, por në fund janë kualifikuar lacjalët nga pika e bardhë e penalltisë. Kapiteni i kombëtares shqiptare ka qenë i pafat në këtë takim, ku pikërisht një minuta pas daljes nga fusha të sulmuesit shqiptart të Sienës, Erjon Bogdani, mbrojtësi Ciani i përplas një top Canës në zonë, top i cili përfundon në rrjetën e Lacios. Pra Siena kalon në avantazh me autogolin e Canës. Në minutat shtesë  të ndeshjes Ciani rikuperon gabimin në përplasjen e topit tek Lorik Cana që me kokë  shënon dhe shpëton Lacion nga eliminimi.  Lorik Cana e luajti të plotë këtë takim duke u pozicionuar në qendër të mbrojtjes së Lacios.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›