Gramozi në version “Samba”

Gramozi, kampioni i Kategorisë së Dytë, është duke bërë një merkato të kënaqshme për të debutuar me sukses në Kategorinë e Parë. Kështu, skuadra kolonjare e drejtuar nga trajneri me përvojë Ilir Qirjako, firmosi me tre lojtarët brazilianë, të cilët e ndihmuan Gramozin të ngjitej një kategori më lart. Oliveiera, Dos Santos dhe Martin kanë pranuar e firmosur për të luajtur me skuadrën juglindore edhe për një sezon tjetër.