E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alban Bushi, “transferim” te Levadhiakos

Alban Bushi do të luajë sezonin e ardhshëm për skuadrën greke Levadhiakos. Sulmuesi shqiptar nuk do të vazhdojë të veshë fanellën e Apollon Kallamarja, por ka pranuar të luajë për Levadhiakos.
Faqja e njohur greke goaladay.gr shkruante sot se 35-vjecari Bushi se brenda pak ditësh do të vijë edhe zyrtarizimi i kontratës për golashënuesin më të mirë të Kombëtares shqiptare (14 gola).
Bashkë me Bushin te Levadhiakos u arrit edhe konfirmimi i argjentinasit Eduardo Montoja, teksa klubi grek kërkon edhe shërbimet e mesfushorit 25-vjecar Marko Maritc të Aigaleos.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›