E Diel, 1 Nëntor 2026

Gramsh, abuzoi seksualisht me të miturin, në pranga 36-vjeçari

GRAMSH - Një tjetër rast i abuzimit me të mitur u denoncua një ditë më parë në Gramsh.

Familjarët e një 12-vjeçari kanë denoncuar në polici personin që sipas tyre ka abuzuar me të miturin.

Ndërkaq mësohet se policia ka vënë në pranga 36-vjeçarin Elfon Selmani, po nga Gramshi. Burime të policisë bëjnë të ditur se ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë ish-parkut, në vendin e quajtur godina e Arshivës.

Gjithashtu bëhet e ditur se familjarët e te miturit me iniciale A.C. dhe 36-vjeçari Selmani njiheshin mes tyre.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›