E Shtunë, 31 Tetor 2026

Taksa progresive, Berisha: Rama kërkon të godasë biznesin me topin marksist

TIRANE - Gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë, kryeministri Berisha sulmoi sërish programin e Partisë Socialiste për vendosjen e taksës progresive, duke e cilësuar si marrëzinë e radhës të kryetarit të opozitës.

Shefi i qeverisë theksoi se “sulmi qe bën shoku Rama, pasi kur del me platforma marksiste vetëm shoku mund t’i thuash, është i tëri i motivuar nga ndjenja personale dhe inate personale. Çfarë fakton statistika, në Shqipëri 40% e vendeve të punës janë të krijuara nga 1% e bizneseve. Hajd o burra tu biem me topin marksist këtyre, që të shkatërrojmë me qindra dhe mijëra vende pune, kurrë nuk do të bëhet. Kalon nga marrëzia në marrëzi.”

Më tej kryeministri Berisha nënvizoi rëndësinë e programit ekonomik të qeverisë për vitet vitet 2012–2014, në rast se shqiptarët rikonfirmojnë votën e tyre për këtë qeveri ën zgjedhjet e ardhshme.
Sipas Berishës, programi bazohet në rritjen e të ardhurave për Shqiptarët, uljen e papunësisë dhe optimalizim të plotë të treguesve makroekonomike.

“Le t’i lëmë zotit Rama modelin marksist të taksimit dhe të vazhdojmë me modelin e lirisë, modelin liberal, që e bëri Shqipërinë një model ekonomik të qëndrueshëm.” – deklaroi kryeministri.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›