Itali, aksidentohet për vdekje një 33-vjecar shqiptar
SANREMO-Një 33-vjecar shqiptar humbi jetën në qytetin Sanremo të Italisë si pasojë e një aksidenti me motor të ndodhur sot rreth orës 05:00 të mëngjesit. Viktima, Rrapo Hoxhaj duket se kishte qenë duke udhëtuar me shpejtësi të lartë gjë që ka cuar në këtë aksident fatal me motorin e tipit, Honda.
Autoritetet vendase janë duke hetuar mbi këtë aksident dhe ende nuk janë bërë të ditura detajet, por nuk përjashtohet mundësia që i riu të ketë qenë duke udhëtuar nën efektin e alkolit.
(d.b/BalkanWeb)