E Diel, 1 Nëntor 2026

Gramsh, bie nga shkëmbi, vdes bariu

 Një 66-vjeçar ka gjetur vdekjen si pasojë e rënies nga një shkëmb në Gramsh.

Dylber Çekrezi ka qenë duke kullotur bagëtitë në malet e komunës Kodovjat, kur ka rënë nga një lartësi të paktën 15 metër, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Dyshohet që shkak për aksidentin të jetë bërë terreni i rrëshqitshëm i krijuar si pasojë e reshjeve të ditëve të fundit.

Ndërkohë, policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes tragjike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›