E Diel, 1 Nëntor 2026

Meidani PS me Ramen nuk mund te fitoje ne zgjedhjet e 2013-s

Fitorja hipotetike e se majtes se bashkuar Meidani Nuk nenkupton qe Rama te jete kryeminister

Ish-presidenti i vendit dhe nje prej figurave kryesore ne Partine Socialiste Rexhep Meidani deklaroi dje se forca me e madhe opozitare do ta kete te veshtire te vije ne pushtet ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare te vitit 2013 me ne krye Edi Ramen. Ne nje interviste per gazetarin Cim Peka ne emisionin Fakt Meidani theksoi se kryesocialisti ne drejtimin e tij per 6 vite me radhe te PS-se nuk ka arritur te sjelle bashkimin e se majtes e njekohesishtsipas tij nuk ka bere te mundur hapjen e kesaj force. Ne kete kuptim ende nuk mund te them qe mund ta realizoje nje gje te tille plotesisht Edi Rama - tha Meidani. Ne kete kontekst ai pohoi se nese nuk arrihet qe forcat politike qe jane me majtas ose ne qender te afrohen ose nese nuk arrihet te gjendet nje bashkeveprim ne kete elektorat te majte i cili sipas Meidanit eshte i copezuar fitorja e PS-se ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare do te jete e veshtire. Ndersa duke arsyetuar ne mundesine e fitores se te majtes ne keto zgjedhje gjithnje ne rastin e krijimit te nje koalicioni te madh ish-presidenti pohoi se kjo nuk do te thote se domosdoshmerisht do te jete Rama kryeminister i vendit. Po ashtu mundesi tjeter nese forcat e se majtes arrijne te krijojne nje koalicion prape eshte e mundshme qe PS-ja se bashku me aleancen e forcave te majta mund te fitojne zgjedhjet dhe te ndertoje se bashku qeverisjen por kjo nuk do te thote se keto dy grupime duhet te zgjedhin si kryeminister ate qe eshte kryetar i Partise Socialiste - tha ai.

Zgjedhjet

Sipas ish-presidentit te vendit Rexhep Meidani Partia Socialiste per te fituar ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare ka nevoje per nje bashkim me te madh te saj me forca te majta e te qendres bashkimi i cili sipas tij nuk eshte arritur te behet nga kryesocialisti Rama. Nese nuk arrihet qe forcat politike qe jane me majtas ose ne qender dhe nese afrohen stresime te tjera ne mbeshtetje te Partise Socialiste ose nese nuk arrihet te gjendet nje bashkeveprim ne kete elektorat te majte i cili sot eshte i copezuar duket e veshtire - tha Meidani. Me tej ai deklaroi se edhe nese do te arrihet bashkimi i se majtes se madhe dhe kjo e fundit do te arrije te fitoje ne zgjedhjet e 2013-s kjo nuk do te thote sipas Meidanit qe Rama do te behet automatikisht kryeminister i vendit. Po ashtu mundesi tjeter nese forcat e se majtes arrijne te krijojne nje koalicion prape eshte e mundshme qe PS-ja se bashku me aleancen e forcave te majta mund te fitojne zgjedhjet dhe te ndertoje se bashku qeverisjen por kjo nuk do te thote se keto dy grupime duhet te zgjedhin si kryeminister ate qe eshte kryetar i Partise Socialiste - u shpreh Meidani. Po ashtu ish-presidenti i vendit komentoi edhe akuzat e drejtuar ndaj tij ne kongresin e PS-se nga Rama dhe disa deputete socialiste ku pohoi se ato nuk perbejne asgje me shume se sa shfaqjen e dobesise profesionale te tyre. Ai nenvizon se kritika e tij ndaj programit ishte e mbeshtetur ne shifra konkrete. Vleresimi im nuk ishte per te goditur njeri ishte nje vleresim mbi koston e vendit te punes me nje logjike fare shkencore. Ne nje periudhe 4-vjecare per te hapur mbi 300 mije vende pune duhej ne dispozicion nje fond me nje shume qe nuk e ka ne dore mjedisi shqiptar qofte privat qofte publik - theksoi Meidani. Ndersa i pyetur ne lidhje me postin e ofruar nga lideri socialist Rama ne mbledhjen e fundit te Asamblese Kombetare ai deklaroi Ne cdo rast mund te them qe nese ka nevoje per ndihmen time un do te them ashtu sic e ndjej nuk i nenshtrohem asnje trysnie nuk dua ti bej qejfin njerit apo tjetrit. Po qe se kjo keshille kerkohet brenda keshillit te te urteve apo ne menyre individuale une perseri do te isha i gatshem dhe kjo nuk eshte vetem per Partine Socialiste por per cdo strukture apo individ qe kerkon ndihmen time kur une kam mundesi ta jap kete ndihme.

Per Ramen

Une mund te them qe me kete sistem zgjedhor kerkohet bashkim jo vetem brenda forces politike por kerkohet bashkim dhe i forces kryesore politike me forca te tjera me programe te ngjashme me aspirata te ngjashme. Ne kete kuptim une do te thosha qe kete e kuptoi me mire Partia Demokratike dhe Sali Berisha. Ne 2009-s me kete lloj sistemi zgjedhor ai afroi te gjitha partite qe ishin te gatshme per te bashkepunuar ne ate Aleance me Partine Demokratike. Kete nuk e ndjeu Partia Socialiste dhe dyshoj qe kjo nuk eshte kuptuar sic duhet nga drejtimi aktual i PS-se. Mund te them qe per te bere bashkim kerkohet deshire per te bashkepunuar kerkohet me shume sjellje njerezore kerkohet me shume transparence me shume hapje. Ne kete kuptim ende nuk mund te them qe mund ta realizoje nje gje te tille plotesisht Edi Rama.

Kritika ndaj programit te PS-se

Ne nje periudhe 4-vjecare per te hapur mbi 300 mije vende pune duhej ne dispozicion nje fond me nje shume qe nuk e ka ne dore mjedisi shqiptar qofte privat qofte publik. Edhe gjithe kjo ishte me rezervat perkatese. Ne te gjitha vendet e botes kur pretendohet te hapen vende pune shifrat jane shifra fare modeste. Qe te flasesh per 300 mije vende pune nese llogarit koston dhe shifren e propozuar nga PS-ja do te thote qe perqindja e vendeve te hapura ndaj atyre qe jane aktuale eshte ne zonen nga 13 - 15 deri ne 30 per qind. Ne asnje vend te botes kur nje force politike vjen ne pushtet nuk mund te pretendoje qe mund te hape mbi 15 per qind te vendeve te punes.

Propozimi per mandatin e partive

Cdo force politike e mira eshte te qendroje vetem per nje kohe te shkurter dhe une do te uroja qe PS te qendronte vetem 4 vjet ne mandatin e pare pastaj te behej rotacioni i nje force tjeter. Nese do te kishim rotacione te tilla te forcave politike qeverisja do te ishte me e mire institucionet do te beheshin me te fuqishme shkalla e korrupsionit ne administrate do te ishte me e ulet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›