E Shtunë, 31 Tetor 2026

12 rekomandimet miratohet me konsensus plani i ri i veprimit

Bregu 5 rekomandimet e para pergjegjesi e komisionit. Sekui BE gati per ndihme Ruci Jemi te gatshem per te bashkepunua

Komisioni i Integrimit miratoi me konsensusin e mazhorances dhe te opozites permiresimin e planit te veprimit ne kuader te 12 rekomandimeve te bera na Bashkimi Evropian. Plani i ri i veprimit qe do te hartohet nga Ministria e Integrimit me monitorimin e komisionit do te jete gati ne fund te muajit janar per tiu dorezuar me pas ne muajin shkurt Komisionit Evropian. Grupi i ngushte i punes socialisti Ditmir Bushati ministrja e Integrimit Majlinda Bregu dhe deputetja e PD-se Mesila Doda do te ndertojne kalendarin e plan-veprimit nderkohe qe do te kete edhe ndarje te masave qe do te zbatohen nga institucionet qeveritare. Ministrja Bregu informoi dje ne komision mbi punen konkrete per secilen nga keto rekomandime ndersa deklaroi se nga i pari deri tek rekomandimi i peste eshte pergjegjesi e ketij komisioni qe te plotesohen. Ndersa per rekomandimet e tjera mban pergjegjesi ministria qe ajo drejton. Anetari i Komisionit te Integrimit socialisti Gramoz Ruci theksoi gatishmerine e opozites per te bashkepunuar. I pranishem ne mbledhjen e djeshme ishte dhe ambasadori i BE-se ne vendin tone Etore Sekui i cili pershendeti frymen bashkepunuese.

Plani i veprimit

Ministrja Bregu informoi ne Komisionin e Integrimit se ne fillim te vitit qe vjen do te ngrihet nje grup i posacem pune qe do te vezhgoje ecurine e punes per plotesimin e 12 prioriteteve.

Gjithashtu ne vleresimin e ministres Bregu nga ky proces nuk mund te shmanget Komisioni Parlamentar i Integrimit ashtu si kunder nuk shmanget as Ministria e Integrimit. Ne kete kendveshtrim ministrja beri me dije se nga masat 1-5 pergjegjese per realizimin e do te jete pikerisht komisioni. Keto prioritete kane te bejne me situaten politike ne vend. Nderkohe qe nga 6-12 masa do te zbatohen nga institucionet qeverisese dhe do te mbikeqyren nga Ministria e Integrimit. 6 rekomandime nga 12 jane pergjegjesi direkte e ministrise qe une drejtoj. 5 nga prioritetet e vendosura jane ligjet me 3/5 dhe kane te bejne me situaten politike ne vend - u shpreh ministrja. Kjo deklarate ka sjelle reagimin e socialisteve ku sipas deputetit Taulant Balla rekomandimet nuk duhen ndare por duhet gjetur nje formule bashkepunuese per arritjen e objektivit marrjen e statusit kandidat. Me tej PS permes kreut te grupit parlamentar Gramoz Ruci deklaroi se politika eshte vone ndaj duhet te rifitoje kohen e humbur. Ndersa shprehu gatishmerine e opozites per bashkepunim Ruci shprehu keqardhjen qe per te shkuar ne Komisionin e Venecias ishte perzgjedhur vetem nje delegacion nga mazhoranca dhe jo deputete te opozites. Jemi te gatshem per te bashkepunuar lidhur me 12 rekomandimet. Kete se kam propagande politike. Plani i veprimit qe ne kemi nenshkruar si pale i kemi qendruar strikt - u shpreh Ruci. Ndersa deputeti Sherefedin Shehu deklaroi qe per gjithe kete proces te vihet ne dijeni dhe Konferenca e Kryetareve. Punimet e komisionit te integrimit u ndoqen dhe nga ambasadori i BE ne Tirane Etore Sekui. Kreu i prezences se BE-se ne Tirane duke vleresuar diskutimet e bera theksoi se Bashkimi Evropian eshte i gatshem per te ndihmuar ne kete proces nderkohe nenvizoi se rezultatet e ketij procesi kerkojne bashkepunim dhe angazhim nga te dyja palet. Drejtori i pergjithshem i zgjerimit Stefano Sanino i dergoi nje leter ministres se integrimit dhe kryetarit te komisionit parlamentar Ditmir Bushati permes se ciles kerkonte ndertimin e nje axhende te perbashket qeveri ndash opozite per te pershpejtuar integrimin e vendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›