E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbikeqyrja elektronike e te denuarve Ligjet miratojne draftin

Debate mes kreut te komisionit dhe deputeteve socialiste Felaj kunder Majko Ligori dhe Hysi abstenojne

Miratohet ligji per mbikeqyrjen elektronike te te denuarve. Komisioni i Ligjeve pas mbi dy ore debatesh miratoi me votat e mazhorances draftin e qeverise i cili mori voten kunder te ligjveneses socialiste Ermonela Felaj ndersa abstenuan Shegush Ligori Vasilika Hysi dhe Pandeli Majko. Projektligji ne fjale ka si synim rritjen e sigurise publike per qytetaret por edhe permiresimin e kushteve te trajtimit te personave qe jane ne konflikt me ligjin ndersa eshte hartuar me ndihmen e OSBE-se. Keshilltari i ministrit te Drejtesise Ardit Hysa shpjegoi per ligjvenesit se mbikeqyrja do te behet nepermjet nje pajisjeje elektronike qe do te vendoset ne trupin e te denuarve. Ai shtoi se eshte gjyqtari i cili do te marre vendim per personat qe do te mbikeqyrjen nepermjet kesaj pajisjeje. Por ligjvenesit socialiste kundershtuan parashikimin ne draft qe kjo mbikeqyrje te behet nga kompani private. Madje Felaj shkoi dhe me tej ndersa tha se ky sistem eshte konsideruar i deshtuar ne shume vende ku ai eshte vene ne funksion prandaj dhe shprehu voten e saj kunder. Qendrimi i deputetes socialiste u konsiderua si personal nga kreu i Ligjeve. Ilir Rusmali deklaroi se ishte i bindur qe opozita do te votonte pro ne seance.

Debatet

Mazhoranca dhe opozita kane diskutuar per mbi dy ore projektligjin Per mbikeqyrjen elektronike ne fushen penale. Keshilltari i ministrit te Drejtesise Ardit Hysa sqaroi fillimisht per ligjvenesit se projektligji ve ne funksion teknologjine e kohes per personat te cileve u eshte kufizuar liria. Kjo mbikeqyrje funksion nepermjet nje pajisje qe vendoset ne trupin e personave e cila transmeton ne kohe reale vendndodhjen e tyre ne nje salle operative - tha ai. Ndersa shtoi se nisma eshte teresisht kushtetuese dhe vihet ne zbatim me vendim te gjykates. Ne pergjigje te pyetjeve te deputeteve socialiste Ermonela Felaj lidhur me mbipopullimin e burgjeve Hysa sqaroi se nisma synon pikerisht te ule numrin e personave qofte te denuar qofte te paraburgosur. Te denuar ne Shqiperi kemi rreth 2800 dhe supozohet qe kjo nisme te lehtesoje sistemin penitenciar. Nisma mendojme se do lehtesoje te dyja kategorite se e stimulon gjykaten qofte te rrite masat shtrenguese te ndryshme nga qendrimi ne burg qofte qe te shtohet numri i denimeve alternative - deklaroi ai. Nje tjeter shqetesim i ngritur nga socialistet ishte venia ne zbatim e ketij ligji dhe per personat me rrezikshmeri te larte si dhe nga kompani private. Por eksperti i ministrise sqaroi se projektligji ruan frymen e kodit te procedures penale ku theksohet se personat me rrezikshmeri te larte nuk perfitojne gjithashtu qe drafti eshte bazuar ne modelet me te mira si nga Anglia e Uellsi ku zbatohet monitorimi privat. Ai sqaroi se ligji do te ule ndjeshem dhe shpenzimet per te denuarit sepse ndersa nje i burgosur i kushton shtetit 600 euro ne muaj nje byzylyk elektronik ka nje vlere rreth 100 euro dhe ai mund te perdoret ne vazhdimesi. Eksperti i ministrise kundershtoi komentet e deputetes Felaj qe e konsideroi nismen si deshtim ne shume vende si per shembull Italia. Duke qene se u perdor termi se eshte mekanizem i deshtuar mjafton te them se numri i vendeve qe e perdorin eshte rritur ne menyre eksponenciale. Ne rajon eshte e para Bullgaria por eshte shtuar ne gjithe Evropen. Eumlshte nje nisme qe garanton eficencen. Italia ka deshtuar se sistemi nuk iu shpjegua gjyqtareve dhe prokuroreve dhe kete e thote misioni EURALIUS qe na ndihmon mos perserisim te njejtat gabime. Kemi marre feedback per kete ligj dhe nga gjykata e larte - tha ai. Pavaresisht shpjegimeve te ekspertit deputetja Felaj deklaroi voten e saj kunder duke risjelle ne vemendje dhe abuzimet qe sipas saj mund te behen ne kohe zgjedhjesh. Ajo qe mund te ndodhe eshte qe ne zgjedhjet e 2013 ne te perballemi me situaten qe gjithe te arrestuarit qe jane me arrest ne shtepi per 30 minuta te fiken gjithe monitoret te bejne cfare te duan me kutite e votimit dhe me zgjedhesit dhe pastaj te ndizen monitoret. Kjo eshte situate qe e lejon ligji. Pikerisht se ligji sillet ne nje menyre shume te dyshimte une do deklaroj voten time kunder ketij projekti - tha ajo. Deklarimi i votes kunder u konsiderua nga Rusmali si qendrim personal dhe jo i opozites ne teresi. Vota kunder ketij projektligji eshte shprehje e entuziazmit opozitar por jo e arsyes opozitare. Entuziazmi opozitar ne kete rast ka mbytur arsyen opozitare dhe nuk mund te jete kurrsesi vote e kunder e opozites. Madje une guxoj te them se jam shume besimplote qe opozita do votoje pro ne seance - tha ai. Kreu i Ligjeve shtoi se ky ligj mbron ne menyre te vecante personat e dhunuar personat qe dhunohen ne menyre periodike sepse ai parashikon nje mekanizem qe vendoset nepermjet gjykates mekanizmin e ndryshimit te urdhrave. Gjykata merr ne mbrojtje ne menyre te posacme grate dhe femijet e dhunuar duke detyruar dhunuesin qe tu rrije larg atyre. Ky mekanizem per mbrojtjen kunder dhunes behet efektiv 100 duke zbatuar kete ligj qe ne duam te votojme - perfundoi ai. Pas diskutimeve drafti kaloi me votat e mazhorances. Ligji parashikohet te hyje ne fuqi t prill te vitit qe vjen dhe do te vihet ne zbatim per 300 persona.

Replikat ne Komisionin e Ligjeve

Vasilika Hysi Sa ben nje byzylyk elektronik

Ardit Hysa keshilltar i Ministrit te Drejtesise Nje byzylyk qe mund te perdoret nga shume persona nuk shkon me shume se 100 euro. Gjithe ngritja e sistemit per keta 300 persona nuk shkon me shume se 250 mije euro. Kete shifer e kemi marre nga nje studim i kryer nga OSBE-ja.

Dashnor Sula Pse po ndertohen burgje te reja Duke pasur parasysh se para disa vitesh te burgosur mbaheshin ne rajonet e policise tashme nuk mbahen me atje. Per te permiresuar gjendjen e te denuarve ne burgje dhe duke mbajtur parasysh standardet jane ngritur keto burgje te reja dhe jane permiresuar kushtet. Ne 8 vitet e PS-se u denua vetem nje burg.

Pandeli Majko Dhe burgjet do na i sillni si sukses

Dashnor Sula Jane raporte. Gjate kohes suaj nuk kishit nevoje per mbikeqyrje elektronike se e zgjidhnit problemin me gjykaten dhe i linit te burgosurit jashte. Dhe e fundit kishit presidentin dhe parlamentit dhe benit amnisti per vepra te renda dhe falje per vrasje.

..........

Vasilika Hysi Mund te kem raportin e OSBE-se

Ilir Rusmali Por sikur mos kete raport se ka bere raport fillestar dhe ato jane reflektuar ne draft. Mendoni se OSBE ka draft perfundimtar. Doni te jap vleresim per noten Kur nuk ka raport final pse e kerkon.

Si drejtues e mbledhjes them mos beni me pyetje qe marrin te njejten pergjigje se nuk ua lejoj. Tre here e thene eshte dhe per derrasat e kesaj salle. Edhe ato e kane kuptuar. Po uleret druri ku jeni ulur po thote boll se na bezdiset.

Shegush Ligori Po boll more qetesohu.

Vasilik Hysi Ju thoni se ky ligj do zbatohet dhe per personat qe u kane mbaruar afatet e paraburgimit dhe jane shume te rrezikshem. Nese ky person nuk pranon cfare do i beni

Ilir Rusmali Ndaj vjen reagimi nervoz i kolegeve se pergjigjja ishte e mjaftueshme. Ne nuk e besojme dot se nuk e ke kuptuar.

Vasilika Hysi Une do marr kohen qe me duhet per ta sqaruar.

Ilir Rusmali Merr gjithe kohen qe te duhet por jo kohen qe nuk te duhet.

Batuta e Rusmalit Partia e re e byzylykeve ne janar

Fillimisht do te jete 300 byzylyke keto nuk ndahen dot te gjitha ne 1 prill. Ne qofte se ne 2 dhjetor 2012 do te jene ndare te gjitha ai burri qe do haje dru nga gruaja e tij ne 3 dhjetor nuk ka cben do ta lere gruan pa byzylyk. Ai do prese vitin 2013 kur te behet partia e re e byzylykeve dhe do ti jape byzylykun ne janar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›