E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gramsh dherat izolojne jetesen e 8 mije banoreve

GRAMSH- Prej 20 ditesh rreth 8 mije banore te dy komunave ne Gramsh Kukur dhe Porocan jane te izoluar per shkak te rreshqitjes se medha te dherave qe ka bllokuar aksin Gramsh- Kukur. Askush nuk ka nderhyre per te zhbllokuar aksin e demtuar nga rreshqitja e dherave ne vendin e quajtur Turbina e madhe.
Mesuesve dhe nxenesvve te kesaj zone u duhet te ecin 1 ore e gjysem rruge ne kembe per te shkuar ne shkollen e komunes Kukur pasi levizja e automjeteve eshte teresisht e pamundur.

Autobusi i nisur nga Gramshi detyrohet te zbrese pasagjeret ne vendin e quajtur Turbina e madhe dhe mesuesve i nxenesve i duhet te ecin gati 5 km ne kembe deri sa te mberrijne ne shkolle.

Me te rriturit ndihmojne me te vegjlit duke i marre ne krah per te kaluar pjeset me te veshtira te rruges.Na duhen 3 ore per te shkuar ne Shkolle dhe per tu kthyer. Mesimi fillon ne 08. 45 minuta. Oret jane 30 minuteshe- tregon nje mesues per mikrofonin e NEWS24.
Banoret e komunave ankohen se vuajne dhe nga nderprerja e energjise elektrike.
s.g/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›