E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lac arrestohet 32-vjecari i kerkuar ne disa shtete

Operacioni i koduar Arbustro 2 perfundoi me arrestimin e ketij shtetasi i cili kerkohet nga drejtesia spanjolle dhe italiane. Ne kete vende Bushi akuzohet per pjesemarrje ne organizata kriminale me qellim importimin e sasive te medha te droges.

Ndaj shtetasit Astrit Bushi vazhdojne hetimet nga strukturat e Policise se Shtetit pasi akuzohet dhe per krime te tjera te renda nder te cilat dhe vrasjen e nje punonjesi policie ndodhur ne qytetin e Lacit. Ne momentin e arrestimit ketij shtetasi i eshte gjetur dhe bllokuar nje arme zjarri pistolete tip Bereta.

Nderkohe gjate kontrollit te ushtruar ne banesen e tij ne qytetin e Lacit eshte gjetur dhe sekuestruar nje sasi e konsiderueshme fishekesh. Shtetasi Astrit Bushi gjate operacionit per arrestimin e tij ka kundershtuar me dhune forcat e policise duke goditur me mjetin e tij dy automjetet e forcave RENEA dhe rrezikuar seriozisht jeten e punonjesve te policise.

Me cilesine e proves materiale nga strukturat e policise u sekuestruan nje pistolete tip Bereta me nje kreher me 15 fisheke mjeti tip Benx Mercedes S 350 me targe Tr 0544 T si dhe 5 aparate celulare te llojeve te ndryshme etj. Materialet procedurale ne ngarkim te shtetasit Astrit Bushi i kane kaluar per ndjekje te metejshme Prokurorise se rrethit Gjyqesor Kurbin./S.Lleshi/Start/

2010-12-11 1650

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›