E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plas goma e makines vdes cifti

DELVINE - Dy te vdekur dhe nje i plagosur rende eshte bilanci i nje aksidenti automobilistik ne afersi te pikes se kalimit kufitar te Kakavijes ne anen greke. Nje familje nga Lefterhori i Delvines qe prej kohesh punonin e banonin ne Greqi vinin per te festuar festat e fundvitit ne fshatin e tyre. Jorgo Voci njekohesisht edhe drejtues i mjetit se bashku me te atin Ilia dhe te emen ne moshe rreth 75-vjecare po vinin nga Greqia. Ne afersi te Kakavijes ne token greke u cahet goma e makines dhe per rrjedhoje mjeti del nga rruga dhe babai dhe nena e Jorgos kane ngelur te vdekur ne vend. Ndersa drejtuesi i mjetit eshte plagosur rende por sipas burimeve mesohet se eshte jashte rrezikut per jeten. Mesohet se ai eshte transportuar per ne spitalin e Janines ndersa per babane dhe nenen e tij varrimi do te behet sot ne vendlindjen e tyre ne Lefterohor. Ngjarja ka tronditur familjaret te cilet prisnin te gezonin festat e fundvitit me njerezit qe vinin nga Greqia. Por sot ne vend te gezimit ata do te percjellin me dhimbje 2 persona nga familja Voci. sh.d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›