E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gramsh, djali masakron me sëpatë të atin 76-vjecar

GRAMSH- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Lilë të komunës Kukur të Gramshit. Djali masakron me sëpatë babain e tij 76-vjecar. Krimi i rëndë ka ndodhur në mesditë, ndërsa viktima Halim Lila u gjet nga familjarët rreth 1 kilometër larg banesës së tij.

Menjëherë ata kanë njoftuar forcat e policisë, të cilat bënë të mundur identifikimin e autorit të krimit që rezultoi të jetë djali i viktimës Avni Lila 28 vjec. Sipas policisë i riu vuante prej kohësh nga crregullime mendore, për të cilën dhe kurohej.

Ndërsa mësohet se para se ai të masakronte me sëpatë babain e tij në kokë kishte debatuar me të. Mandej ai është larguar nga vendngjarja në drejtim të paditur, derisa është kapur nga forcat e policisë.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›