Shqipëria monedha floriri me portretin e Nënë Terezës
TIRANE- Një sasi monedhash floriri dhe argjendi me portretin e Nënë Terezës do të priten nga qeveria shqiptare me rastin e 100 vjetorit të lindjes së shenjtores shqiptare. Vendimi u njoftua sot nga kryeministri. Në mbledhjen e qeverisë Berisha i kërkoi Bankës së Shqipërisë që të merret me prerjen e këtyre monedhave të cilët ai siguroi se “Nuk do të prekin rezervat shtetërore”.
(s.g/BalkanWeb)
(s.g/BalkanWeb)