Një minator humb jetën aksidentalisht gjatë punës në galeritë e minierës së Bulqizës Minatorë duke u futur në galerinë e një nga minierave të Bulqizës

Një minator humb jetën në galeritë e minierës së Bulqizës. Ai është Muharrem Omuri, 65-vjeçari, i cili po punonte për të nxjerrë mineralin në galeri, ndërsa një masiv dheu ka rënë mbi të. I moshuar është viktima e radhës brenda tokës, ndërsa aksidente të tilla ndodhin herë pas herë në galeritë e minierës së Bulqizës.