E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD, Vokshi: E gëzuar për daljen e grave deputete nga greva

TIRANE- Nëpërmjet një reagimi, deputetja e PD, Albana Vokshi ka përshëndetur daljen e grave deputete nga greva e urisë. Ndërsa shpreh kënaqësinë e rikthimt të tyre pranë familjeve dhe fëmijëve.

“Sot, jam këtu, për të ndarë me ju një lajm të mirë. Në emër të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, dua të përshendes vendimin e kolegeve të mia, deputete të Partisë Socialiste, për t’u larguar, më në fund, nga cadra aspak dinjitoze, e ngritur në mes të bulevardit të Tiranës nga Kryetari i Bashkisë së Tiranes, njëkohësisht Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama. Dua të shpreh, gjithashtu, kënaqësinë, që, të gjitha koleget deputetet janë sot pranë familjeve të tyre, pranë nënave, bashkëshortëve dhe mbi të gjitha pranë fëmijëve të tyre.”, deklaroi Vokshi.

Ndërsa shton se braktisja e cadrave nga ato i jep shpresë se do të reflektojnë për të gjetur dinjitetin e dhunuar.
Sot, jam e qetë, sepse zonjat deputete nuk do kenë më vuajtje trupore dhe as lodhje mendore. “Pavarësisht se me vonesë, zonjat deputete të PS e kuptuan se fëmija është gjëja më e shtrenjtë në botë, është më i shtrenjtë se Kryetari i Partisë. Braktisja e çadrave, tashmë jep shpresë se ato po reflektojnë për të gjetur dinjitetin e dhunuar dhe dashurinë e harruar”, u shpreh deputetja e PD.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›