E Diel, 1 Nëntor 2026

Gramsh, gjendet në lumë trupi i pajetë i një 31-vjeçari

GRAMSH - Gjendet kufoma e një personi në lumin Devoll, në fshatin Bërsnik, komuna Kodovjat në Gramsh. Kufoma e seksit mashkull u vërejt nga banorët e zonës në rrjedhën e lumit.

Pas ekspertizës mjeko-ligjore, policia bëri të mundur identifikimin e viktimës, që sipas bluve është 31-vjeçari Halil Xhaka.

Sipas të njëjtave burime, dyshohet se 31-vjeçari është rrëmbyer nga prurjet e mëdha, ndërsa tentonte të kalonte lumin, një ngjarje që dyshohet se ka ndodhur dy ditët e fundit.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›