Itali, Meta në Pulia. Vendola: Krenarë për komunitetin shqiptar
TIRANE-Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI) Ilir Meta kreu sot një vizitë në rajonin e Pulias ku u takua me presidentin e këtij rajoni, Niki Vendola.
Kreu i LSI falenderoi Vendola-n për kontributin në Shqipëri ndërsa cilësoi se rajoni i Pulias është i rëndësishëm për Shqipërinë.
Meta theksoi në këtë takim dhe mbështetjen që duhet për gazsjellësin e TAP.
Nga ana e tij presidenti i Rajonit të Pulias, Vendola vlerësoi rolin e Metës në forcimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Pulias. Më tej Vendola i shprehu Metës se ‘jemi krenarë për komunitetin shqiptar në Itali.
Palët diskutuan dhe zhvillimet poltike në Shqipëri.
(d.b/BalkanWeb)