E Diel, 1 Nëntor 2026

Interkonjeksioni, KLSH nis kontrollin për vonesat e tenderit

Tiranë- Pas publikimit të skandalit të interkonjeksionit me Kosovën, KLSH ka filluar kontrollet në OST lidhur me vonesat e tenderit.

Gjatë nënshkrimit të disa marrëveshjve me shoqata të shoqërisë civile dhe OJF, kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, tha se kontrolli po vazhdon dhe ende nuk mund të publikohen të dhëna pa përfunduar raporti zyrtar.

Aktualisht grupi jonë i kontrollit është në OST dhe në praktikat e KLSH- së, Këshilli i Lartë i Shtetit prononcohet kur ne dorëzojmë raportin përfundimtarë të kontrollit. Këto janë kontrolle që një organ i posaçëm në KLSH i organizon në krye të 1 ose 2 viteve- tha Leskaj

Lidhur me marrëdhëniet me Prokurorinë ai u shpreh se i ka dërguar një letër Prokurores së Përgjithshme, Ina Rama, dhe pritet që të ketë konsensus midis dy institucioneve.

Po rrisim numrin e kallzimeve dhe po përmirësijmë cilësinë e tyre , unë i kam dërguar një shkresë Prokurores së Përgjithshme dhe besoj se do të gjejmë gjuhën e përbashkët,- vijon Leskaj.

Qëllimi i marrëveshjes me OJF- të dhe organizatat civile është forcimi i bashkëpunimit me qëllim rritjen e luftës kundër korrupsionit dhe  rritjen e transparencës se institucioneve publike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›