E Diel, 1 Nëntor 2026

Luante rolin e Judës, varet aksidentalisht aktori

SAN PAOLO-Një aktor në Brazil ka vdekur nga mbytja me litar aksidentalisht teksa luante rolin e Judës.
Tiago Klimeck, 27 vjec humbi jetën në spital, 17 ditë beteje me vdekjen pasi aksidentalisht mbeti i varur gjatë performancës në skenë.

Ai po luante rolin e Judës tek pjesa teatrale ‘Pasioni i Krishtit’ në qytetin Itarae në San Paolo të Brazilit.

Gjatë rolit, aktori duhet të kryente vetëvrasje si Juda dhe supozohej që duhet të varte veten me një litar rreth qafës dhe të hiqej më pas si i vdekur.
Por, jeleku i sigurisë që aktori e përdorte që të mbrojte, ishte ngjitur lart në trup, rreth qafës dhe e shtrëngoi papritur.

Klimeck mbeti i varur ashtu për 4 minuta dhe u desh po kaq kohë që spektatorët dhe kolegët e tij aktorë të kuptonin nga shenjat e trupit se kjo që po luhej tani nuk ishte pjesë e rolit, por po ngjiste me të vërtetë.

(Fotoja ne lajm tregon momente pak para se aktori të hynte në skenë dhe të luante rolin nga ku s’do dillte më i gjallë).

Pasi u ndihmua të zbritej nga litari, Klimeck u dërgua në spital në gjendje kome. Aparatura që e mbante në jetë u shua të shtunën, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›